Udhëzuesi i Rregullores

Ana Ligjore

Termat dhe Kushtet

Rrjeti i Career Direct ekziston për të lidhur, pajisur, fuqizuar Konsulentët e Career Direct për të ju komunikuar klientëve të tyre urtësinë biblike, për të zbatuar parime profesionale të udhëzimit të karrierës në praktikat e tyre, për t'u asistuar klientëve në analizimin e Raportit të Career Direct dhe në zbulimin dhe të jetuarit sipas thirrjes së tyre, për një ndikim më të madh për Mbretërinë. Herë pas here, Rrjeti i Career Direct merr kërkesa për dhënie informacioni për një individ të caktuar, i cili është certifikuar si një Konsulent i Kualifikuar i Career Direct. Në përgjigje të këtyre kërkesave, Career Direct është e vendosur që sigurimi i informacionit të mëposhtëm do të shërbejë në avancimin e misionit dhe vizionit të saj për: arsimim dhe kualifikim profesional ashtu sic na është dhënë nga personi i certifikuar, emri i biznesit, adresa, numer telefoni, adresë elektronike (email) dhe webfaqja e personit të certifikuar. Në përpjekjen tonë për të ju ofruar marrjen e këtij informacioni, këmi krijuar këtë data bazë që ju lejon të jeni më të informuar, ndërsa vendosni në përzgjedhjen e Konsulentit tuaj të Career Direct

Lista e Konsulentëve të Kualifikuar të Career Direct, është një data bazë e gjendshme përmes motorrave kërkues, dhe ka si qëllim informimin, prandaj nuk mund të konsiderohet si një mënyrë për referencë, rekomandim,vërtetim, apo ofertë për të blerë ndonjë nga produktet apo shërbimet që ofron një Konsulent i Kualifikuar i Career Direct; gjithashtu nuk duhet menduar si një ofertë për të shitur, shkëmbyer apo blerë ndonjë nga shërbimet.

Marka tregtare, Career Direct ® është pronë e Kurorës (Crown) dhe cdo përdorim pa leje, nga ata që nuk janë Konsulentë të Career Direct, është shkelje ligji.Përcaktimi i një individi si një Konsulent i Career Direct ® do të thotë që ka përmbushur kërkesat fillestare dhe të vazhdueshme për certifikimin e tij, të vendosura nga Career Direct. Duhet shtuar se një Konsulenti të Career Direct ® mund t'i kërkohet nga ligji i shtetit ku jeton, të sigurojë licensa, certifikime apo kualifikime të tjera në mënyrë që të zhvillojë aktivitetin e tij. As Career Direct, as anëtarët e tij, apo ndonjë organizatë tjetër me të cilën mund të jetë i lidhur Konsulenti i Career Direct ® , nuk mund të japë garanci, vërtetim, apo prezantim për të vërtetuar se një konsulent i caktuar i ka këto licensa, kualifikime apo certifikime që i kërkohen nga shteti. Ju duhet të siguroheni vetë dhe të vërtetoni këtë informacion përmes Konsulentit të Career Direct ® apo nga burime të tjera të besuara.

Rrjeti i Career Direct ®  mbështetet në prezantimin e ndershëm të qualifikimeve, certifikimeve dhe aktiviteteve nga vetë anëtarët, dhe nuk ka marrë përsipër të angazhohet në vërtetimin e këtyre kualifikimeve apo aktiviteteve privatisht. Për rrjedhojë, ndërsa informacioni dhe përmbajtja e ofruar këtu mbështetet në burime të konsideruara të besueshme, ky informacion dhe përmbatje nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë si një prezantim, garanci, apo vërtetim tjetër nga Rrjeti i Career Direct ® , anëtarët e Kurorës (Crown), apo organizatat me të cilat anëtarët e Rrjetit të Career Direct ® mund të jenë të lidhur, për të vërtetuar saktësinë, plotësimin, përshtatshmërinë e përmbajtjes, kualifikimeve, certifikatave apo aktiviteteve të ndonjë personi apo situate.

Me hapjen e një llogarie, merrni përsipër dhe bini dakort se as Crown as Rrjeti i Career Direct, as anëtarët e tij, apo organizatorët me të cilët janë të lidhur anëtarët e Career Direct ® nuk mund të jenë subjekt i ndonjë përgjegjësie për ndonjë humbje të drejtpërdrejtë ose pasuese që rrjedh nga çdo përdorim i këtij informacioni ose përmbajtjes së tij.

Shënim për të Drejtat e Autorit

Të gjitha të drejtat, duke përfshirë Copyright, në përmbajtjen e webfaqes së Career Direct® janë pronë e Crown dhe kontrollohen për qëllimet e Crown.

Ju nuk keni leje për të kopjuar, shpërndarë, shfaqur, shkarkuar, ruajtur (në cfarëdo mase), transmetuar, treguar në publik, të përshtasni apo ndryshoni në cfarë do lloj mënyre përmbajtjen e këtyre faqeve të Career Direct ® , për cfarë do lloj qëllimi pa marrë më parë një leje në formë të shkruar nga Crown

Marka tregtare

Career Direct® është një markë tregtare në pronësi të Crown.Ju nuk keni leje për të kopjuar, shpërndarë, shfaqur, ruajtur (në cfarëdo mase), treguar në publik, të përshtasni apo ndryshoni logon e Career Direct® qoftë edhe në mënyrën më të vogël.

Pronë Intelektuale

E gjithë përmbajtja, procesi, rezultatet dhe përfundimet e Career Direct® janë pronë e Crown.

Crown
8331 E.Walker Springs Lane, Suite 301
Knoxville, TN 37923

Mund të merrni në telefon Qendrën e Kujdesit të Klientit nga ora 8:30- 17:30 EST në (800) 722-1976 për të folur me një nga përfaqsuesit e shërbimit të klientit.