Plan Trajnimi i Konsulentit

Seminari "Të jetosh sipas Projektimit"

Ky seminar parashtron themelin kritik të asaj çfarë ka në thelb Career Direct.  Ai shfaq themelet e gabuar mbi të cilët merren vendime për jetën dhe karrierën dhe njëkohësisht zbulon themelet e Vërtetë mbi të cilët duhen marrë vendime të këtilla. Gjithashtu transmetohet informacion kyç historik, zhvillimi dhe shkencor.

Një Pamje e Përgjithshme e Manualit Teknik të Kërkimit dhe Zhvillimit

Kjo pjesë prezanton sasinë statitikore të matematikës, shkencës dhe kërkimeve që janë vënë në punë për zhvillimin e Career Direct.

Analizë e Raportit të Detajuar

Kjo fokusohet në kuptimin e katër komponentëve kyç në zemër të të dhënave të Raportit të Detajuar, terminologjinë e Career Direct dhe procesit metodologjik të shtrirjes së raportit.

Intervista strategjike dhe procesi i sintezës dhe integrimit

Një konsultim përfshin një proces kritik interviste dhe njohuri si të bësh bashkë informacionin kyç brenda raportit me pamjen e plotë të vërtetë.

Webfaqja e Career Direct

Trajnim specifik për të kuptuar si funksionon në tërësi webfaqja e Career Direct, ku përfshihen udhëzimet për si duket webfaqja në sytë e një klienti, konsulenti dhe publiku, si shtesë të mjeteve të tjerë kërkues online për punën.

Zhvillimi i Praktikës tuaj të Konsulencës

Përfshin këshilla marketingu, plan udhëzues biznesi, pajisje të nevojshme, dhe teknika konsultimi.

Punë në grup me katër raste studimi të vërteta

Aktualisht inkorporon përdorimin e aftësive të reja në rishikimin dhe studimin e përmbledhjes së rasteve aktuale të studimit.

Demonstrim Konsultimi Direkt

Para klasës do të zhvillohet një konsultim direkt. Ky nuk është i sajuar apo simultant.Për këtë arsye i jep çdo konsulenti të ri një pamje specifike se si vjen bashkë i gjithë procesi i konsultimit.

Konsultimet individuale të Konsulentit të Ri

Cdo konsulent do të ketë konsultimin e vet të parë së bashku me një konsulent tjetër gjatë trajnimit. Kjo i ndihmon të sjellin bashkë gjithë çfarë kanë mësuar duke e vënë menjëherë në praktikë!

Kontratat e shqyrtuara dhe nënshkruara

Në përfundim të trajnimit, çdo konsulent nënshkruan një kontratë që shënon fillimin e praktikës së tyre këshilluese. Këto kontrata jepen për shqyrtim brenda aplikimit para se të fillojë trajnimi.

*Procesi i trajnimit online ndërthur metoda të tjera për të plotësuar komponentët e trajnimit në vend të cilat nuk mund të përshtaten në një kontekst online.