Rolet e Drejtuesit

Synimi ynë për role shtesë drejtimi është i dyanshëm:
Së pari, t'u japë konsulentëve mundësinë të rriten në kapacitetin e tyre dhe së dyti, të sigurojmë që asnjë klient apo konsulent nuk mbetet pa suport!

Niveli 1: Konsulent i Career Direct

Konsulentët e Career Direct janë trajnuar specifikisht për të mbështetur dhe ndihmuar klientët e tyre të kuptojnë projektimin e tyre unik. Konsulentët janë trajnuar për të kuptuar qëllimin themelor të Career Direct si edhe të dinë si të integrojnë të katër komponentët e të dhënave të gjetura brenda Raportit të Detajuar prej 36 faqesh. Ky integrim është kritik për të siguruar lidhjen e duhur shkollim-karrierë dhe për të ndihmuar klientët të shfrytëzojnë dhe komunikojnë pikat e tyre të forta tek punëdhënësit aktualë apo të ardhshëm.

Niveli 2: Drejtues Rrjeti i Career Direct

Një Drejtues Rrjeti është ai që është përgjegjës për zhvillimin dhe rritjen e skuadrës së konsulentëve. Roli i tyre parësor është të jenë fronti i parë i inkurajimit dhe suportit për konsulentët e rinj ndërsa punojnë për t'u çertifikuar, dhe për të qenë të sigurtë dhe të suksesshëm në shërbesën e tyre. Ky rol gjithashtu ndërton konfidencën dhe espertizën e Drejtuesit të Rrjetit ndërsa duhet të sigurojë konsultim të mençur dhe të saktë në lidhje me Raportin e Detajuar. Drejtuesi i Rrjetit gjithashtu fiton mundësinë që të fitojë të ardhura shtesë përmes një strukture komisionesh.